Investimet e republikës së re, Basha: Rreth 150 mln euro në vit për bujqësinë

Rreth 150 milionë euro në vit do të shkojnë për bujqësinë, ku 100 milionë euro do të jenë subvencione për fermerët, sipas kreut të opozitës Lulzim Basha.
Përpara përkrahësve të tij, Basha është shprehur se do të anulojnë koncensionet korruptive, ku përfshihet edhe koncesioni i fundit ai i laboratorëve.
Kreu i demokratëve nuk anashkaloi as vizitën e negociatorëve në vend, ku u shpreh se po shkon në takim për dialog dhe uron që marrëveshja të arrihet në këtë mënyrë por, PD nuk do të heq dorë nga kërkesat e saj.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.