Investimet në energjetikë – ERE hap procedurat për investimet nga OSHEE dhe KESH
Vonesat në plotësimin e dokumentacioneve kanë sjellë edhe mosnisjen e shumë investimeve në sektorin energjetik, sidomos nga dy institucionet kryesore si OSHEE dhe KESH.
Bordi drejtues i Entit Rregullator të Energjisë miratoi në mbledhjen e radhës, fillimin e procedurave për miratimin e planit të investimeve për vitin 2017 për dy shoqëritë OSHEE dhe KESH. Sipas kreut të ERE, planet e investimeve kanë ndryshuar disa herë duke bërë që raportet të jenë fleksibël, kjo referuar edhe situatës në të cilën është ky sektor.
Ndërkohë sipas raportit të paraqitur pranë bordit të ERE, këto dy institucione nuk kanë hartuar dosje të plota dhe zëri i investimeve është fokusuar kryesisht vetëm në buxhetim dhe në jo detajim teknik.
Nuk jepen detaje se sa do të jenë fondet e planifikuara për investime për këtë vit. Për vitin e kaluar nga OSHEE janë realizuar vetëm 61 % e planit të investimeve. Sipas raportit, investimet në këtë sektor nuk janë vetëm për një vit, por ka edhe të shtrira në kohë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.