Investimet në mjedis, Vokopola: Më shumë investime, jo vetëm nga donatorë të huaj
Mjedisi ka nevojë për më shumë investime të financuara nga shteti, jo vetëm nga donator të huaj, pasi lidhet direkt më turizmin.
Kështu u shpreh për televizionin SCAN drejtoresha e institutit për kërkime Urbane, Zana Vokopola lidhur me uljen e fondit për investime në mbrojtjen mjedisore me 1.6 miliard lekë për vitin 2018.
Vokopola u ndal edhe në festivalin “EFFA” që po zhvillohet këto ditë në 10 qytete të vendit i cili ka si qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e vlerave mjedisore
Ky është edicioni i 5 i festivalit “EFFA” i cili u financua nga Bashkimi Europian.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.