Investimet në turizëm – Mehmeti: Janë rritur. Të caktohen zonat elitare për hotelet me 5 yje
Rritja e investimeve në drejtim të hoteleve me 5 yje kërkon një përcaktim të qartë të zonave elitare. Në një intervistë për televizionin SCAN, presidenti i shoqatës shqiptare të Turizmit Enver Mehmeti theksoi se janë bërë investime të tilla dhe janë mundësitë për të ndërtuar më shumë. Një rritje kanë njohur së fundmi edhe ndërtimi i vilave turistike por sipas Mehmetit ato janë thjesht biznes
Një ndër elementët që e bënë vendin tonë konkurrues me rajonin janë dhe çmimet të cilat, sipas presidentit të shoqatës shqiptare të Turizmit mund të ndryshojnë , kjo për arsye të vlerave të shtuara që ofron Shqipëria
Shqipëria ka injektuar në ekonominë e saj rreth 331 milion euro nga turizmi vetëm për 3 muajt e parë të 2018, një shifër kjo e cila pritet të rritet disa herë gjatë muajve të verës ku dhe fluksi i turistëve pritet të jetë më i lartë .
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.