Investimet në turizëm, Rama: Synojmë vlerën 1 miliard euro, 250 mijë vende pune
Investimet potenciale në turizëm pritet të injektojnë në ekonominë shqiptare të paktën 1 miliard euro.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se sipas përllogaritjeve në 7-8 vitet e ardhshme punësimi në këtë sektor mund të kap nivelin 250 mijë.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi u shpreh se investimet në resorte janë të domosdoshëm në kushtet kur kërkesa për shtretër është gjithnjë e më e lartë në vend. Ky të paktën është shqetësimi primar, kemi turistë por nuk kemi mundësi akomodimi.
Deklaratat u bënë gjatë nisjes së punimeve për ndërtimin e një resorti turistik me pesë yje në Gjirin e Lalzit, me një vlerë investimi prej 90 milionë euro.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.