Investimet në urgjencën kombëtare – Shtohen 36 autoambulanca, Manastirliu: Në të gjithë vendin kemi 150 mjete
36 autoambulanca të reja i janë shtuar Urgjencës Kombëtare, duke shtuar kapacitetet në këtë drejtim. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se me investimin e ri, numri total i automabulancave në vend arrin në 150.
Ndërkaq, kreu i Urgjencës Kombëtarë Skënder Brataj bëri me dije se autoambulancat e reja janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme për ndërhyrjen e shpejtë, përfshirë dhe pajisjet e oksigjenit.
Me shtimin e këtyre autoambulancave përmbyllet programi i transformimit të Urgjencës Kombëtare, çka sipas zyrtarëve tashmë ka të gjithë kapacitetin e nevojshëm për kryerjen e misioneve në të gjithë territorin e vendit. Ndërkohë që, koha mesatare për përgjigjen ndaj një urgjence përllogaritet në 13.5 minuta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.