Investimet “shpëtim” për ekonominë – Ekonomi: Do të sjellin rritje ekonomike dhe punësim
Politikat që ka ndërmarrë deri më tani qeveria kanë pasur si qëllim uljen e pabarazisë. Kështu i është shprehur ministrja Milva Ekonomi, në përgjigje të rekomandimeve të ekspertëve për rritjen ekonomike dhe gjithëpërfshirjen, ndërsa ka theksuar se rritja ekonomike në vijim pritet të vijë nga investimet.
Ndërsa një tjetër pikë ku janë ndalur ekspertët lidhet me produktivitetin në ekonomi, i cili sipas Xhepës, problemi i tij është strukturor dhe kulturor. Në këtë aspekt, bizneset prodhuese priret ta shohin këtë problem edhe si mundësi për tu përmirësuar.
Ekspertët e ekonomisë përmes studimeve të herëpashershme kanë luajtur një rol aktiv në evidentimin e problematikave ekonomike që ka vendi dhe ofrimin e zgjidhjeve afatgjata.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.