Investimet strategjike në turizëm – Jashtë tenderave kompanitë me pronarë apo drejtues të dënuar
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar nen për nen 4 projektligje që përjashtojnë nga investimet strategjike në turizën të gjitha kompanitë pronarët e drejtuesit e të cilave janë dënuar me vendim gjykate.
Madalena Koja, Drejtoreshë e Departamentit Juridik në Kryeministri tha se nga pjesëmarrja në tendera do privohen jo vetëm kompanitë me pronarë të dënuar, por edhe ato që kanë aksionerë, drejtues të niveleve të larta apo përfaqësues ligjore me precedentë penalë.
Ndryshimet në fjalë do të aplikohen në Ligjin për Turizmin, Për Investimet Strategjike si dhe për Investimet Publike.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.