Investimet, Tirana në krye të Europës – Raporti i “FT” për IHD, renditet qyteti i 5-të në Europë për kostot
Në 100 vjetorin e saj, Tirana nuk regjistron vetëm një popullsi më të madhe por dhe një mundësi të madhe për tu zhvilluar.
FDI investments, divizion i “Financial Times” ka publikuar së fundmi një raport të veçantë ku radhit destinacionet kryesore europiane për të investuar për 2020-2021. Në një prej këtyre kategorive gjejmë edhe Kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.
Renditet në vendin e 5-të në listën e 10 destinacioneve kryesore. Kategoria në fjalë i referohet kostove, pra se sa ja vlen të investosh në një vend të caktuar duke llogaritur kostot.
Në këtë kategori, merren për bazë faktorë të ndryshëm, që nga tatimi, Tvsh, kostot për të hapur një biznes, për të lidhur energjinë elektrike, paga minimale, ajo mesatare, kosto për të ndërtuar, për të importuar, etj, etj.
Të gjithë këta nën-indikatorë bëjnë që Shqipëria të jetë qyteti i 5-të në Europë ndër destinacionet kryesore të investitorëve të huaj për të ardhmen, në rast se këta të fundit kanë si kriter kryesor kostot.
Shqipëria ka një krah pune me kosto mjaft të lirë, taksim relativisht më të ulët se vendet e tjera të Europës, kryesisht asaj perëndimore, por edhe kosto më të ulta për hapjen e një biznesi.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.