Investimi i TAP, Bozgo: Ja sa rrezik ka që Shqipëria të mbetet pa gaz
Ka një pyetje konstante që nga koha kur TAP ishte një projekt në letër e deri sot që konkretizimi në terren po ecën me ritme të shpejta.
A rrezikon Shqipëria të mbetet pa gaz në kushtet kur rezervimi fillestar është i paracaktuar.
Drejtori i Përgjithshëm i TAP për Shqipërinë Shkëlqim Bozgo i ka dhënë edhe një herë përgjigje kësaj pyetjeje si dhe mënyrën sesi mbrohet një investim i madh duke prekur edhe përcaktimin e tarifave të transmetimit.
“Në qoftë se ne do të kemi një investim të dimensioneve 40 miliardë dollar apo mbi 5 mijë miliardë dollar që është TAP, sigurisht që kjo ka nevojë për një stabilitet të caktuar. Për këtë arsye kërkohen disa, ndonëse ajo që quhet hyrja e palëve të treta, që do të thotë që kushdo që ka një sasi energjie të caktuar, qoftë gaz apo energji elektrike, nuk ndalohet në asnjë rast që ta futi energjinë në sistem dhe t’ia shesë blerësit që ka gjetur. Por nga ana tjetër, me qëllim që të mbrohen investimet, bëhen edhe disa përjashtime. Përjashtime të tilla janë bërë edhe për TAPI-in, deh kjo është bërë për kapacitetin fillestar prej 10 miliard. Dikush mund të ngreh shqetësimin se a do të lejohet, a do të krijohet ky përjashtim për mundësinë e Shqipërisë për t’u furnizuar me gaz, jo. Vendimet e rregullatorëve është e tillë, që të krijon mundësinë, ku çdo kapacitet shtesë, çdo shitës shtesë dhe çdo blerës i interesuar kanë mundësi të hyjnë në treg. Po ashtu shumë e rëndësishme nga pikëpamja rregullatorë është stabiliteti i tarifave të zbatimit që unë përmenda. Tarifat nuk mund të lëvizin në mënyrë të paparashikueshme, përndryshe do të penalizonte rikthimin e investimit”, deklaroi Bozgo.
Bozgo bëri këto deklarata nga një takim i mbajtur në Universitetin Politeknik ku njohu studentët me detaje të projektit të gazsjellësit.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.