Investimi prej 9 milion euro në HEC Vau Dejës – KESH informon mbi situatën aktuale të punimeve (FOTOT)

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare njofton se janë finalizuar me sukses ndërhyrjen në Ag.4 dhe Ag.5 të projektit të rëndësishëm me objekt: “Rehabilitimi me rinovim teknologjik i kushinetave mbështetëse të 5 Agregateve” në HEC Vau Dejës.
Sipas njoftimit aktualisht po punohet në Agregatin nr.2, rehabilitimi i kësaj kushinete mbështetëse është një nga nyjet kyçe për mbarëvajtjen e punës, të funksionimit dhe shfrytëzimit të agregatit për prodhim sipas standardeve ndërkombëtare dhe kushteve bashkëkohore.
KESH bën me dije se ky investim i financuar nga fondet e KESH sh.a. janë me vlerë 9 milion euro.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.