Investitorët e titujve të borxhit – BQE: Paraja në Eurozonë po drejtohet te aktivet me risk
Paraja e investitorëve në Eurozonë mund të marrë drejtim te aktivet me risk në periferinë e bllokut, duke luajtur një rol kritik në tkurrjen e fundit të spread-eve në rajon, deklaron Banka Qendrore Europiane.
Ndërkohë që investitorët preferojnë t’i mbajnë paratë në vendet e sigurta, flukset i janë drejtuar Gjermanisë dhe Holandës prej vitesh. Kjo ka krijuar pabarazi të mëdha në sistemet e pagesave të Eurosistemit (Target 2). Megjithatë, Banka Qendrore Europiane ka shpjeguar prej kohësh se pabarazi të tilla vijnë prej programit të blerjes së aktiveve prej 2.3 trilionë euro.
Institucioni deklaron se duke qenë se shumë investitorë të huaj që shesin titujt e borxhit kanë llogari në Gjermani, paraja shkon në Frankfurt pavarësisht se ata shesin tituj borxhi të vendeve mesdhetare.
“Megjithatë, spread-et po tkurren dhe kjo tregon se kapitali po shkon drejt aktiveve më me risk”, thonë zyrtarët e BQE. Diferenca mes obligacioneve të emetuara nga Gjermania dhe vendet periferike është ngushtuar në javët e fundit, pavarësisht komenteve të Mario Draghit për nisjen e tkurrjes monetare.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.