Investitorët “injorojnë” rritjen e Covid, rriten aksionet globale

Aksionet globale u rritën të hënën ndërsa investitorët injoruan rastet e rritura COVID-19 në të gjithë botën dhe hodhën sytë nga fillimi i sezonit të fitimeve të tremujorit të dytë.
Të gjithë indekset kryesore të aksioneve ishin në territor pozitiv, me fitimet më të mprehta që shihen në Azi.
Indeksi i Komponentëve SZSE i Kinës u rrit me 3.5%.
Në Evropë, DAX në Gjermani u ngjit 0.9%, ndërsa FTSE 100 në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 1%.
Tregu i naftës postoi disa humbje të hënën pas raportimeve që OPEC + mund të lehtësojë uljen e prodhimit në gusht, që do të thotë se do të sjelli më shumë furnizim në treg.
Brent u ul 1.5% në 42.66 dollarë, ndërsa West Texas Intermediate, shënuesi amerikan, ra me 1.8% në 39.87 dollarë për fuçi, që nga 5.18 e mëngjesit.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.