Investitorja e famshme e “Shark Tank” shpjegon se pse çdo vit pushonte nga puna 1/4 e stafit të saj! Corcoran: Zgjidhja gjithnjë të premten

Barbara Corcoran ka qënë një njeri i rëndësishëm në agjencitë imobiliare përpara se të bëhej gjyqtare e “Shark Tank”. Si udhëheqëse e “Corcoran Group” e cila u shit në vitin 2001 për 66 milionë dollarë, Corcoran menaxhoi një biznes “efikas dhe të efektshëm” pa frikë të shkarkonte ata që nuk ishin produktivë. Ajo ka shpjeguar se në fakt kjo gjë i jepte kënaqësi. Për të bërë këtë ajo thotë se zgjidhte ditën e premte që ishte edhe dita kur pushoheshin shitësit e paaftë.
“Mezi prisja t’i thoja dikujt në zonën e shitjes: hej, a ke pak minuta që t’i shpenzojmë bashkë të premten?”
Edhe pse mund të duket mizore, Corcoran shpjegoi gjatë konferencës Business Insider Ignition”, se të heqësh qafe punonjësit e dobët ishte një mënyrë e rëndësishme për të mbajtur të fortë biznesin e saj. Në fakt, ajo shkarkonte një të katërtën e stafit të saj të shitjes çdo vit.
“Unë thjeshtë e adhuroja të premten”, tha Corcoran. “Ishte sikur po sëmuresh për të qëndruar një ditë në shtëpi duke pastruar tërë banesën tënde, sa gjë e bukur është? Çdo të premte të jetës sime ishte kështu. E nisja të hënën freskët si një trëndafil “.
Përpos faktit se ajo nuk mund të përballonte të paguante punonjës të dobët, Corcoran u shpreh se mbajtja e punonjësve joproduktivë në stafin e saj mund të shkaktonte probleme personale. Shitësit më produktivë nuk kanë gjasa të respektojnë një kompani ku mbahen edhe shitës të papërshtatshëm.
Për të siguruar që standardet të mbeten të larta në Grupin “Corcoran”, ajo u thoshte rekrutëve të rinj se për të qëndruar në ekip, të gjithë duhet të bënin një shitje në tre muajt e parë.
“Ajo që ndodhi në të vërtetë ishte se njerëzit po përgatisnin të jepnin dorëheqjen, sepse e dinin mirë se cilat ishin kushtet për të qëndruar “, tha Corcoran. “Ne kemi menaxhuar biznesin në një mënyrë efikase dhe të shkathët falë sqarimeve tona për rekrutimin dhe shkurtimet.”
Grupi “Corcoran” ka pasur normat e larta të trajtimit. Më parë, Corcoran se ajo e ruajti moralin e kompanisë përmes promovimit të kulturës në vendit të punës, ku punonjësit të kujdeseshin për njëri-tjetrin.
“Unë bëra atë që bënte nëna ime”, tha Corcoran më herët. “I kam dashur fëmijët e mi … i kam shtyrë përpara, i kam bërë të besojnë se mund të bëjnë shumë më tepër sesa ato që po bënin. Dhe e kanë bërë atë! Sepse njerëzit nuk e dinë vërtetë se çfarë mund të bëjnë “.
Dhe një mënyrë thelbësore në të cilën u kujdes për punonjësit e saj ishte të siguronte që më pak produktivët dhe ata “që ankohen” të mos mbeteshin për shumë kohë në kompani.
“Një person negativ do të marrë gradualisht energjinë e 15 njerëzve fantastikë” tha ajo.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.