iOS 11, ja çfarë do të ndryshojë tek iPhone-ët

Sistemi i ri i operimit për celularët iPhone do të dalë në vjeshtë dhe do të shoqërojë modelin më të fundit, megjithatë është zbuluar në mënyrë zyrtare.
iOS 11 është lëvizja e Apple në përgjigje të sistemit Android O, i cili gjithashtu do të dalë në muajt e ardhshëm. Kjo sfidë do të ndajë copët e tortës në tregun e rëndësishëm të celularëve.
Sistemi do të kalojë me shumë gjasa tek iPhone 5S e sipër dhe ndryshimi më i madh do të përfshijë multitasking. Ja ndryshimet më të mëdha:
Realiteti i zmadhuar
Me iOS 11 Apple prezanton një platformë të re për zhvilluesit, atë të realitetit të zmadhuar (si tek Pokemon Go). Në këtë mënyrë, më shumë lojëra dhe aplikacione do të mund të ofrojnë eksperienca interaktive.
Siri bëhet më shumë njerëzore se sa robot
Siri do të përfitojë nga një program inteligjence artificiale dhe zërat e rinj femërorë dhe mashkullorë do të jenë më natyralë dhe shprehës. Apple thotë se ka punuar me intonacionin, theksin dhe ritmin e komunikimit. Siri gjithashtu do të përkthejë fjalë dhe fraza në kinezërisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe gjermanisht.
Ajo do të mësojë mbi përdoruesin nga aktiviteti i tij në aplikacionet e tjera. Psh. duke mësuar mbi vendet e preferuara të përdoruesit, ajo do t’i sugjerojë këto të fundit në mesazhe apo email-e.
Reparti i fotografisë
Sistemi i ri do të sjellë edhe modalitetin Portret për foto me stabilizim optik, HDR dhe tonalitet ngjyrash, për t’i dhënë një pamje profesionale çdo shkrepjeje.
Përveç kësaj, shtohen efekte përsëritjeje, mënyra të reja dhe inteligjente katalogimi si edhe një format i ri që të lejon të bësh më shumë foto.
Apple Pay kokë më kokë
Përdoruesi e Apple Pay do të mund tani të marrin dhe dërgojnë pagesa mes miqve dhe familjes thjesht duke dërguar një mesazh apo duke i thënë Sirit të dërgojë para.
Funksioni “në timon”
Më në fund vjen një funksion që i lejon drejtuesit e automjeteve të rrinë të përqendruar në rrugë. iPhone do të jetë në gjendje të dallojë kur shoferi është në timon dhe do të çaktivizojë njoftimet automatike. Mbi të gjitha do të jetë e mundur t’u dërgohet një përgjigje automatike kontakteve të preferuara në listë, duke thënë se përdoruesi është në timon dhe nuk do të mund të përgjigjet deri sa të arrijë në destinacion.
Multitasking
Opsioni i ngjashëm me atë që Android solli në versionin N, ndërsa Samsung e ka prej fillimit, do të bëjë që edhe iPhone e iPad të lëvizin lirshëm mes aplikacioneve, apo t’i mbajnë hapur disa njëkohësisht.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.