iPhone feston 10 vjetorin me më shumë se 1 miliardë shitje

Në një ditë si kjo, ku iPhone shënon 10 vjetorin e tij, është e vështirë të imagjinohet bota pa smartphonet.
Mbi një miliardë iPhone janë shitur duke e shndërruar atë, në një nga produktet më të suksesshme të historisë.
Ne e kemi parë atë të bëhet më i vogël, më i lëmuar dhe më i mençur dhe është ndër të vetmet produkte që mund të pretendojnë se kanë ndikuar në jetën tonë.
Sipas Justin McGurk, kryetari i muzeut të projektimit, domethënia kulturore e këtij produkti nuk mund të nënvlerësohet.
“Unë mendoj se iPhone është një nga pjesët më të rëndësishme të dizenjuara në shekullin e 21-të.
Fakti që iPhone është gjëja e parë që shohim çdo mëngjes dhe e fundit që shohim në mbrëmje, fakti që e shikojmë rreth 80 herë në ditë si dhe ndikimi i tij në shumë pajisje të tjera telefonike kanë revolucionarizuar sjelljen njerëzore”.
Madje Brian Merchant, autor i “The One Device”, e përshkruan atë si “produktin kryesor të kapitalizmit”.
Më shumë se 1 miliard njësi të kësaj marke janë shitur me një marzh fitimi të lartë kështu që së bashku me shitjet, iPhone ka grumbulluar edhe fitime të mëdha
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.