iPhone përditëson sistemin – Ja çfarë ka të re iOS 10.3

Apple ka përditësuar sistemin e saj operativ në iOS 10.3 me disa ndryshime moderne në sistemin e të dhënave. Përditësimi i pajisjes është shumë i rëndësishëm dhe duhet bërë me herën e parë që ju jepet mundësia, sidomos nëse keni wi-fi në shtëpi.
Përveç përmirësimeve dhe ndreqjes së disa gabimeve të vogla, sistemi i ri do të punojë për të mbrojtur pajisjen tuaj nga sulmet ndaj privatësisë.
Një nga inxhinierët e kompanisë, Renaud Lienhart, i cili punon për zhvillimin e iOS, ka zbuluar një ndryshim të rëndësishëm.
“Sistemi i ri duket më energjik, pasi disa nga animacionet u modifikuan dhe shkurtuan, për më mirë”, tha Lienhart në Twitter.
Ndonëse shumicën e animacioneve nuk do t’i ndjeni kur nisni një program apo kur dilni nga një aplikacion, pajisja juaj do të përgjigjet më mirë gjatë përdorimit të përditshëm.
Ky sistem do të ndihmojë mbi të gjitha pajisjet pak më të vjetra, pasi krijon lehtësi për procesorin, dhe rrjedhimisht e bën telefonin më të shpejtë. Kjo do të ndihet veçanërisht në aplikacionet që lexojnë shumë data nga pajisja si psh. aplikacionet që përdorin video.
iOS 10.3 do të ndihmojë të rregullojë shumë defekte të vogla të iPhone-it dhe mund të lexojë video me 60 frame në sekondë shumë herë më mirë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.