“IPO” e Saudi Aramco-Listimi e vlerëson kompaninë në 1.7 trilionë dollarë
Gjiganti shtetëror i naftës, Saudi Aramco, mund të ketë një vlerë prej 1.7 trilionë dollarë, sipas një segmenti të çmimit të bërë të ditur përpara se të listohet në bursë, më pak se 2 trilionë dollarë që thoshte princi trashëgimtar i Mbretërisë.
Saudi Aramco deklaroi këtë fundjavë se shpreson të shesë 1.5% të aksioneve, apo rreth 3 miliardë aksione. Çmimi referencë minimal për aksionet vlerësohet në rreth 8 dollarë, ç’ka e çon vlerën e ofertës publike fillestare në rreth 25.6 miliardë dollarë.
Kjo shifër sugjeron se gjiganti i naftës i Arabisë Saudite ka një vlerë prej 1.6-1.7 trilionë dollarë. Oferta publike fillestare, që do të ndodhë në muajin Dhejtor, mund të thuejë rekordin e Alibaba, që gjeneroi 25 miliardë dollarë kur u listua në New York në vitin 2014.
Saudi Aramco e ka vonuar shitjen e aksioneve disa herë, prej shqetësimeve të Arabisë Saudite mbi publikimin e financave të kompanisë dhe për shkak të kompleksitetit të strukturës korporative.
Gjiganti i naftës mund të jetë kompania me vlerën më të madhe në treg, ndërkohë që rivali më i afërt amerikan, Exxon Mobil, ka një vlerë tregu prej rreth 300 miliardë dollarë.
Kur u lajmërua për herë të parë shitja e aksioneve në vitin 2016 nga princi i kurorës, Mohammed bin Salman, ai tha se kompania ka një vlerë prej rreth 2 trilionë dollarë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.