Irani do braktisë paktin bërthamor – Do rrisë stokun e uraniumit. Kërkon ndërhyrje nga BE
Irani deklaroi se do të rrisë stokun e uraniumit të varfëruar në 10 ditë, diçka që do të rrisë tensionet me Washingtonin. Megjithatë, vendi paralajmëroi se Europa ka ende kohë për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore. Tensionet mes Iranit dhe SHBA janë përkeqësuar pas akuzave të administratës së Trump, se Teherani ka sulmuar 2 anije transportuese të naftës në Gjirin e Omanit. Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Behrouz Kamalvandi, tha se vendi ka katërfishuar prodhimin e uraniumit të vjetruar dhe në 10 ditë, do të kalojë limitin prej 300 kg. Ai shtoi se ka ende kohë nëse vendet Europiane ndërhyjnë.
“Rezervat e Iranit po rriten çdo ditë, me një normë progresive. Nëse marrëveshja bërthamore ka ende rëndësi për Europën, ata duhet të bëjnë maksimumin e tyre. Sapo ata të bëjnë angazhimet e tyre, gjërat do të rikthehen në normalitet,” deklaroi ai.
Teherani deklaroi në muajin Maj se nuk do të respektojë marrëveshjen që ra dakord me fuqitë botërore, duke protestuar vendimin e SHBA, që u tërhoq dhe rivendosi sanksionet. Marrëveshja e detyron Iranin që të frenojë kapacitetin e uraniumit të vjetruar, që të mos zhvillojë bomba bërthamore, në këmbim të heqjes së sanksioneve. Franca, Britania dhe Gjermania, që janë vendet europiane pjesëmarrëse në dakordësi, kanë mbrojtur paktin bërthamor. Irani ka kritikuar vazhdimisht vonesën në krijimin e një mekanzimi europian që të mbrojë tregtinë nga sanksionet europiane.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.