Irani pranon rrëzimin e avionit ukrainas – Ministri i jashtëm i Iranit: “Gabim njerëzor”, i sjellë nga një atmosferë krize”
Irani ka pranuar se ka shkatërruar avionin ukrainas i cili u rrëzua pranë Teheranit me 176 persona në bord.
Një deklaratë nga ushtria e Iranit thoshte se e rrëzoi aeroplanin rastësisht pasi u afrua në një bazë ushtarake.
Ministri i Jashtëm i Iranit e quajti rrëzimin e avionit si një “gabim njerëzor”, të sjellë nga një atmosferë krize e shkaktuar nga përshkallëzimi i papritur i konfliktit të Iranit me SHBA-në. “Në një gjendje të tillë, për shkak të gabimit njerëzor dhe në një mënyrë të paqëllimshme, avioni u godit”, thuhet në deklaratën iraniane.
Irani fillimisht mohoi përgjegjësinë për rrëzimin e avionit, të cilin kërkoi ta fajësonte si një problem mekanik të avionit Boeing 737-800. Jo shumë kohë pasi Irani pranoi të rrëzonte aeroplanin, ministri i saj i jashtëm kërkoi të fajësonte edhe SHBA-në.
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, e përshkroi rrëzimin e avionit si një “tragjedi të madhe” dhe është “një gabim i pafalshëm”. Ai tha që të përfshirët në ngjarje do të ndiqen penalisht nga autoritetet iraniane.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.