Irani reagon për herë të parë pas dëbimit të dy diplomatëve nga Shqipëria: “Po gaboni”
Shqipëria pesë ditë më parë ka vendosur dëbimin e dy diplomatëve iranianë nga territori shqiptar. Diplomatët e dëbuar janë Mohamed Peimanemati, që ishte këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri. Nga hetimet e shërbimit informativ shqiptar dhe Antiterrorit rezultoi se dy iranianët edhe pse me status diplomati kryenin veprimtari agjenturore duke ngritur grupe pune për të marrë informacione sekrete duke shkelur lignin. Vendimi u mor nga qeveria shqiptare, ndërsa u përshëndet edhe nga SHBA-ja.
Pas këtij vendimi ka reaguar për herë të parë edhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Iran Abas Mousavi. Në mesazhin e tij në Tëitter, ai shpejgon se Shqipëria po ndjek nëj rrugë të gabuar kundrejt një vendi mik siç është Irani sipas tij:
“Shqipëria ka bërë shumë gabime dhe ne ndjejmë se disa evente në vendin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë. Në sugjerojmë që ata mos ti lidhin marrëdhëniet tona të mira me një vend të tretë. Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe ajo në të cilën është tani nuk është e duhura”, shkruhet në postim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.