Irani rrit stokun e uraniumit – Flitet se ka thyer limitin e marrëveshjes së vitit 2015
Irani ka thyer limitin e stokut të uraniumit të pasuruar që u caktua në marrëveshjen e vitit 2015, sipas burimeve për Reuters, duke rënë ndesh me paralajmërimin e shteteve europiane ndaj vendit. “Stoku ka kaluar 300 Kg”, bëri të ditur një nga burimet. Agjencia Fars citoi disa burime që thonin se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka matur stokun në nisje të javës. Pasurimi i uraniumit në një nivel prej 3.6% të materialit të zbërthyeshëm përbën hapin e parë të procesit që mund t’i japë Iranit sasinë e nevojitur për të ndërtuar një armë bërthamore.
Javën e kaluar, agjencia verifikoi se Irani kishte thuajse 200 kg të uraniumit të varfëruar, krahasuar me limitin e 202.8 kg. Pas bisedimeve të ditës së Premte në Vienë, Irani deklaroi se shtetet europiane kanë dështuar të ofrojnë mbështetje tregtare, që të bindë vendin që të mos thyejë limitin. Marrëveshja mes Iranit dhe 6 fuqive botërore hoqi pjesën më të madhe të sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit, në këmbim të kufizimeve të aktivitetit bërthamor të vendit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.