Irani, thirrje liderëve të BE – Cakton afat për shpëtimin e paktit bërthamor dhe
Irani kërkon që liderët europianë të prezantojnë masat për të kompensuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për të braktisur paktin bërthamor deri në fund të muajit Maj. Marrëveshja e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore hoqi sanksionet ndërkombëtare mbi Teheranin. Në kthim, Irani premtoi se do të limitojë programin bërthamor.
Që kur presidenti Donald Trump lajmëroi vendimin muajin e kaluar, shtetet europiane janë përpjekur që Irani të marrë përfitimet ekonomike që të bindet për të respektuar marrëveshjen. Por kjo ka pasur vështirësi, ndërkohë që kompanitë europiane janë shqetësuar mbi përballjen e sanksioneve amerikane. Vendet e mbetura në marrëveshje; Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia, kanë nisur takimin këtë javë, por sipas diplomatëve nuk ka shumë mundësi për ta shpëtuar paktin.
Liderët e Bashkimit Europian janë mbledhur për të arritur një dakordësi, përfshirë ndalimin e kompanive europiane që të respektojnë sanksionet e rivendosura nga amerika. “Ne presim që paketa ekonomike të na ofrohet deri në fund të muajit Maj”, deklarojnë zyrtarët iranianë. Sipas tyre, masat europiane duhet të sigurojnë që eksportet e naftës të mos ndalojnë dhe se Irani do të mbajë ende akses në sistemin ndërkombëtar të pagesave bankare SWIFT.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.