“Irani, t’i bëjë ballë sanksioneve”, Rouhani: Duhet të vazhdojmë eksportet e naftës
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, tha se vendi duhet të luftojë kundër sanksioneve amerikane, duke vazhduar eksportet e naftës, si dhe duke shtuar eksportet përjashtuar naftën. Komentet e presidentit erdhën pak ditë pasi Washingtoni u përpoq të detyronte Iranin që të ndalonte prodhimin e uraniumit dhe zgjerimin e impiantit bërthamor.
Amerika kërkon të ulë zotërimet tona në valutë të huaj dhe rial. Ne duhet të rrisin prodhimin, shtojmë eksportet e naftës dhe përjashtuar naftën dhe t’i rezistojmë komplotit amerikan kundër shitjes së naftës tonë.
Kjo lëvizje e Shteteve të Bashkuara, ishte veprimi i tretë ndëshkues i ndërmarrë kundër Iranit në disa javë. Javën e kaluar, Administrata e Donald Trump ndaloi përjashtimet për disa vende që vazhdonin të blinin naftë iraniane, në përpjekje për t’i çuar eksportet e vendit drejt zeros.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.