Irlanda dhe Holanda i shtohen listës së shteteve që pezullojnë vaksinën e AstraZeneca
Irlanda të Dielën u bashkua me një listë në rritje të vendeve të cilët kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca prej ngjarjeve serioze të mpiksjes së gjakut tek njerëzit e vaksinuar.
Holanda ndoqi shembullin më vonë të dielën, duke thënë se masa ishte një masë paraprake dhe do të ishte në fuqi për dy javë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se nuk kishte asnjë lidhje midis vaksinës dhe një rrezik në rritje të zhvillimit të një mpiksje, duke shtuar se vendet nuk duhet të ndalojnë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca.
Të mërkurën Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha se aktualisht nuk ka prova për të lidhur vaksinën me sëmundjet e zhvilluara nga dy persona në Austri të cilët ishin inokuluar. “Nuk është arritur në përfundimin se ekziston një lidhje midis vaksinës COVID-19 AstraZeneca dhe këtyre rasteve” të mpiksjes së gjakut, tha Dr Ronan Glynn, Zëvendës Kryeshefi i Irlandës në një deklaratë.
“Sidoqoftë, duke vepruar sipas parimit paraprak dhe në pritje të marrjes së informacionit të mëtejshëm, NIAC [Komiteti Kombëtar Këshillues i Imunizimit] ka rekomanduar shtyrjen e përkohshme të programit të vaksinimit COVID-19 me vaksinat AstraZeneca në Irlandë,” shtoi ai.
Ministria e shëndetësisë në Holandë tha se masa pasoi gjashtë raporte të reja në Danimarkë dhe Norvegji për mpiksjen e gjakut dhe uljes së nivelit të trombociteve të gjakut tek njerëzit e moshës nën 50 vjeç. Autoriteti Holandez i ilaçeve gjithashtu theksoi se nuk është provuar asnjë lidhje midis rasteve dhe vaksinës.
Ministria e shëndetësisë shtoi se asnjë rast nuk ishte raportuar në Holandë. Një rishikim i të dhënave të sigurisë nga mbi 17 milion njerëz të vaksinuar me vaksinën në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE nuk ka treguar ndonjë provë të një rreziku në rritje të mpiksjes së gjakut, tha të Dielën AstraZeneca Plc. (EN)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.