Ish drejtuesja e Bankës Botërore për Shqipërinë, Tahsen Sayed emërohet si përfaqësuese në Karaibe
Ish drejtuesja e Bankës Botërore në Shqipëri Tahseen Sayed ka marrë tashmë detyrën si përfaqësuese e këtij institucioni në rajonin e Karaibeve. Ajo do të jetë përgjegjëse për mbajtjen e bashkëpunimit të qendrueshëm me këto vende e për të adresuar sfidat zhvillimore e financiare të tyre.
“Është një ndër për mua që të punoj në Karaibe. Pres që të thelloj angazhimin me qeveritë, partnerët zhvillimorë, shoqërinë civile dhe sektorin privat, për të nxitur rritjen gjithëpërfshirëse dhe uljen e varfërisë në Karaibe “ është shprehur Sayed.
Tahseen Sayed është me origjinë nga Pakistani. Me herët ajo ka mbajtur detyrën e Menaxheres së Bankës Botërore për Shqipërinë dhe rajonin e Azisë Qendrore. Ajo i është bashkuar Bankës Botërore në vitin 1997 si specialiste e sektorit social për Azinë e Jugut dhe që nga ajo periudhë ka mbajtur detyra të ndryshme.
Referuar të dhënave të janarit të vitit 2017, portofoli i Bankës Botërore përmban 31 projekte aktive në 13 vende, me një vlerë prej 927 milion dollarë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.