Ish-ushtarakët: Të ulet mosha e daljes në pension. Nga 65 vjeç që është, të bëhet 55 vjeç si minatorët

Veç shfuqizimit të Aktit Normativ të 2010-s, ushtarakët kërkojnë edhe ulje të moshës për daljen në pension.
Sipas tyre, profesioni që ata ushtrojnë është po aq i vështirë dhe i rrezikshëm sa edhe minatorët, ndaj duhet të trajtohen me të njëjtat kushte si këta të fundit, raporton Gazeta “Panorama”.
Mosha e daljes në pension e një ushtaraku ka qenë 55 vjeç, ndërsa sot është rritur me 10 vjet më shumë duke shkuar në 65 vjeç.
“Para rritjet, mosha e daljes në pension ka qenë barabartë apo e klasifikuar në grupmoshën e minatorëve. Kohët e fundit minatorët e rifituan të drejtën për të dalë në pension 55 vjeç. Po kjo kategori me një profesion të vështirë dhe të rrezikshëm për jetën pse nuk rikthehet te mosha e mëparshme për pension”, theksohet në qëndrimin e përbashkët të shoqatave të ish- ushtarakëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.