“Ish vëllai ynë Amerika” – Evropianëve u është përkeqësuar perceptimi për SHBA-të gjatë pandemisë
Këshilli Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme lëshoi gjetjet e një sondazhi që zbuloi se qytetarët e Danimarkës, Portugalisë, Polonisë, Francës, Gjermanisë dhe Spanjës u është përkeqësuar imazhi që kanë për gjatë pandemisë. Sondazhi, i porositur nga KE dhe i kryer nga YouGov, anketoi 11,000 njerëz.
Një raport që interpreton mbi gjetjet shprehte se kriza COVID-19 i kishte bërë Evropianët të konsideronin veten ” të vetëm në botë”, pavarësisht vlerave të përbashkëta që ndajnë me kombet e tjera në Perëndim.
“Vetëm një numër shumë i vogël i të anketuarve në sondazhin e këtij viti mendojnë se SHBA ka qenë aleati kryesor për vendin e tyre gjatë krizës”, thuhet në raport.
“Besimi i evropianëve për Amerikën e Trump është zhdukur,” shtohet në raport. “Shumë prej tyre janë tronditur nga përgjigja kaotike e vendit ndaj COVID-19; mungesa e solidaritetit që tregoi me evropianët në mbylljen e kufirit për anëtarët e zonës Shengen; dhe mungesën e udhëheqjes së SHBA në trajtimin e krizës së koronavirusit në nivelin global.”
Ndryshimi në perceptimin e besueshmërisë amerikane u theksua në Francë dhe Gjermani, me 46% të të anketuarve francezë dhe 42% të të anketuarve gjermanë që thanë se pikëpamja e tyre për SHBA u përkeqësua “shumë” për shkak të koronavirusit.
Bashkimi Evropian të martën në mënyrë të dukshme e la SHBA jashtë një liste të vendeve që konsiderohen si të sigurta për të rifilluar udhëtimet në vendet e BE.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.