Ishin debitorë ndaj Bashkisë, bllokohen disa subjekte në kryeqytet
Ishin debitorë ndaj Bashkisë së Tiranës, bllokohen disa subjekte në kryeqytet. Konkretisht, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore në bashkëpunim me Policinë Bashkiake ka bllokuar disa subjekte të cilët rezultonin debitorë.
“Shlyerja e taksave dhe tarifave vendore është detyrim ligjor për çdo biznes, por edhe detyrim moral, pasi falë tyre mundësojmë ndërtimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të reja, përmirësojmë infrastrukturën, ndërtojmë parqe të reja, krijojmë një të ardhme më të mirë për brezin pasardhës”, thuhet në një postim të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore.
Në përfundim përfaqësues të Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore apelojnë subjektet: “Në vend që të mundohesh t’u shmangesh detyrimeve, paguaji ato, vijo ushtro aktivitetin dhe ndihmo qytetin të përmirësohet”.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.