Ishte ndër të paktët që 4 vite më parë parashikoi fitoren e Trump! Tani, ai ka një paralajmërim tjetër
Michael Moore i bie ziles së alarmit: “Kujdes, sepse Donald Trump është në rrugën e duhur për të përsëritur fitoren e vitit 2016”. Regjizori i famshëm amerikan që 4 vite më parë ishte ndër të paktët që parashikoi triumfin mbi Hillary Clinton, në një postim të gjatë nënvizon se niveli i entuziasmit të bazës së Trump është në qiell, ndërsa për Joe Biden nuk është dhe aq. “Po ju paralajmëroj 10 javë përpara” shton ai ndërsa iu drejtohet votuesve amerikanë.
“Mos lejoni që Partia Demokratike t’u çlirojë ngaTrump, duhet të jemi ne që çlirohemi nga ai. Dhe në 60 ditët e ardhshme duhet të jemi të sigurtë që secili prej nesh të çojë së paku 100 persona që të votojnë” shkruan më tej ai. Regjizori në fund sinjalizon kandidatin demokrat Biden që të mos bëjë të njëjtat gabime me Clinton që në vitin 2016 evitoi vizitën në disa shtete që më pas rezultuan se ishin kyçe për fitoren e Shtëpisë së Bardhë nga ana e Trump.
Burimi:ANSA/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.