Ishujt e Ksamilit mes plazheve më të mira të Europës, por me një buxhet me të lirë
“Me milje në dukje të pafund të vijës bregdetare, mund të jetë e vështirë të vendosësh se cili plazh në Europë është më i mirë për ju”.
“The points guy” ka vizituar brigjet e Europës për të gjetur disa nga destinacionet më të mira për pushime për verën e 2018-ës. TPG ka renditur 15 plazhet më të mira të Europës për verën e 2018-ës, ku mes të cilave renditet edhe Ishujt e Ksamilit.
“Ju nuk mund të keni dëgjuar për Rivierën Shqiptare, por është po aq e mrekullueshme sa Rivierat Italiane apo Franceze, me përjashtim të buxhetit që është shumë më i mirë. Ishujt e Ksamilit janë një destinacion mahnitës të pabanuar, të ndodhur në largësi ata mund të arrihen vetëm më varkë. Ju madje mund të notoni mes tyre në ujërat e cekëta. Plus, duke u treguar miqve tuaj se jeni duke pushuar në Riviera shqiptare, tingëllon shumë magjepsëse – dhe aventureske, gjithashtu!. Pse 2018: Linja ajrore e re Air Albania mund të fillojë fluturimet drejt Europës këtë verë (kryqëzojmë gishtat)”, përfund Thepointsguy.com.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.