Ishujt Faroe ‘mbyllen’ ndërsa turistët nxitojnë për t’i riparuar ato

Ishujt Faroe, një grup ishujsh autonome që ndodhen mes Islandës dhe Norvegjisë, por nën juridiksioninin e Danimarkës, kanë gjetur një mënyrë innovative për t’u kujdesur për shtëpinë e tyre dhe në të njëjtën kohë të mirëpresin edhe vizitorë.
Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e internetit të turizmit kombëtar të ishullit njofton: “I mbyllur për mirëmbajtje, i hapur për vullnetarët”. Asnjë hotel nuk do të qëndrojë i hapur dhe asnjë avion nuk do të fluturojë për në ishujt Faroe gjatë fundjavës 26 dhe 27 Prill 2019.
Por megjithatë, për ato që duan të vizitojnë patjetër këto ishuj gjatë fundjavës, janë shpallur 100 vende vakante për vullnetarizëm dhe ka me mijëra aplikime. Duke parë kërkesat surprizuese për vullnetarizëm që vijnë nga shtetet të ndryshme të botës si Meksika, Izraeli, Australia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, drejtuesit e ishujve Faroe kanë vendosur që këtë fundjavë ta kthejnë në një event të përvitshëm.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.