Ishulli grek mbulohet nga bora – Pamje jo e zakontë në ishullin blu të Egjeut. Banorët ngecin në shtëpi
Ishujt grekë në detin e Egjeut janë mbuluar nën disa metra dëborë gjatë fundjavës dhe zjarrëfikësit u thërritën për të nxjerrë banorët e ngecur në shtëpitë e tyre. Në ishullin Samotraki, rrugët me kalldrëm, shtëpitë e fshatit dhe portet u mbuluan nën një batanije të bardhë prej bore, ndërkohë që autoritetet hasën vështirësi të pastronin rrugët dhe banorët raportuan mungesë të energjisë elektrike dhe temperatura deri në -3 gradë celsius.
“Ne i jemi përgjigjur banorëve të ngecur në shtëpitë e tyre dhe kemi ofruar ndihmën e parë tek një individ në fshat, e më pas e dërguam tek mjeku”- tha zjarrëfikësi Giorgos Vassiloukas, ndërkohë që gërrmonte tek shtëpia e një banori. “Në disa pjesë ka patur shumë borë, duke kaluar 3 metra, si dhe ka patur erëra të forta” – shtoi ai. Kryebashkiaku i ishullit tha për mediat lokale se nuk kishte parë kaq shumë dëborë në 15 vite, ndërkohë që ka pasur vështirësi në pastrimin e rrugëve të ngushta të fshatit në ishull.
Moti i ftohtë që ka përfshirë Greqinë në ditët e fundit ka sjellë rënie të mëdha të temperaturave, erëra të forta , reshje dëbore dhe stuhi të shiut, duke ngritur lumenjtë në disa rajone. Zjarrëfikësit janë i janë përgjigjur thirrjeve për të ndihmuar me shtëpitë e përmbytura, hequr pemët e rëna dhe shpëtuar njerëzit e ngecur në shtëpi, kryesisht në Veri të Greqisë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.