Ishulli më i famshëm i Italisë kthehet në Covid-Free / Sezoni turistik mirëpret miliona turistë

Ndërsa Evropa planifikon rihapjen e saj graduale për vizitorët nga larg, linjat e betejës për të tërhequr turistët sa vijnë dhe forcohen.
Capri, në Gjirin e Napolit, normalisht është i njohur për vizitorët e tij të pasur. Por këtë vit, në vend që të vendosin hotelet e tij luksoze dhe pamjet e lavdishme të detit, autoritetet po punojnë fort që çdo banor i ishullit të jetë vaksinuar.
Fundjavën e kaluar, guvernatori i rajonit më të gjerë të Campania, Vincenzo De Luca, njoftoi se programi i vaksinimit ishte gati i përfunduar, duke pretenduar se kjo do ta kthejë ishullin në normalitet.
“Ne jemi duke u përgatitur të mirëpresim miliona turistë dhe t’i parandalojmë ata të shkojnë në Spanjë ose Greqi,” tha De Luca në një fjalim të Shtunën.
“Tani është thelbësore që të mos humbasim kohë. Sektori i hotelit duhet të marrë vendimet e tij deri në maj, përndryshe ne do të humbasim një sezon të tërë turistik.”
Kryetari i Komunës së Caprit, Marino Lembo, i tha CNN se nga 15,000 banorë, 80% kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Deri në fund të kësaj jave, të gjithë punëtorët e sektorit të turizmit që jetojnë jashtë ishullit, por udhëtojnë rregullisht atje, do të vaksinohen gjithashtu.
Në Itali turizmi përfaqëson rreth 13% të PBB-së, sipas shifrave të qeverisë. (CNN)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.