ISIS merr përsipër sulmin terrorist që vrau dy persona në “London Bridge”
ISIS ka pretenduar se sulmi terrorist në “London Bridge” është kryer nga një prej luftëtarëve të tij.
Organizata terroriste tha se Usman Khan, i cili vrau dy persona dhe plagos një tjetër gjatë një përleshje me thikë të Premten, veproi në emër të tyre.
Grupi transmetoi informacionin përmes agjencisë së saj të lajmeve “Amaq” në një postim që u botua në aplikacionin “TamTam” dhe Telegram.
Sidoqoftë, grupi nuk ka dhënë akoma ndonjë dëshmi për pretendimet e thëna.
Mesazhi i ISIS-is pretendonte se Khan po “reagonte ndaj thirrjeve për të synuar shtetasit e vendeve të Koalicionit”.
Kjo frazë është përdorur më parë në një fjalim nga ish zëdhënësi i grupit Abu Muhamed al-Adnani.
Sipas disa ekspertëve, kjo tregon për dikë që ndoshta ishte frymëzuar nga ideologjia e ISIS-it, në vend që të vepronte në emër të ndonjë prej grupeve që drejtojnë militantët.
ISIS, i njohur gjithashtu si Shteti Islamik praktikisht nuk ka territor të mbetur duke u larguar me forcë nga fortesat e tyre në Lindjen e Mesme.
Usman Khan, terroristi që kreu sulmin. u lirua nga burgu me licencë 11 muaj më parë pasi vuajti tetë vjet për vepra terrorizmi.
28-vjeçari ishte ndjekur dhe kapur nga anëtarët e publikut dhe një oficer jashtë Policisë Britanike të Transportit.
Ai u qëllua për vdekje nga policia në London Bridge duke ekspozuar atë që doli të ishte një jelek i rremë vetëvrasjeje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.