Itali: L’Aquila nis testimin e teknologjinë 5G e cila do të përdoret për të monitoruar tërmetet
Kompania kineze ZTE e cila është një ofrues kryesor i produkteve dhe shërbimeve të komunikimit ka zgjedhur L’Aquila për të hapur qendrën e parë të Inovacionit dhe Kërkimit në fushën e teknologjisë 5G. Duke përdorur 5G, alarmi mund të dërgohet me një shpejtësi më të madhe.
“Ne imagjinojmë një ndërtesë që ndodhet afër epiqendrës së tërmetit. Ne jemi në gjendje të përgjojmë dridhjen dhe falë teknologjisë 5G, atëherë mund të dërgojmë një alarm 8 sekonda më herët sesa ardhja aktuale e valës sizmike ” është shprehur Prof Fabio Graziosi, Profesor i Inxhinierisë së Telekomunikacionit në Universitetin e L’Aquila.
Nuk ka të bëjë vetëm me tërmetet. Në qytetin e së ardhmes, studiuesit po shikojnë mënyra për ta përdorur këtë teknologji për të ofruar shërbime në fusha të ndryshme. Në Laboratorin e Inovacionit të ZTE-së studiuesit po testojnë përdorimin e 5G në gjashtë sektorë, tërmetet, artet, lëvizshmërinë, shëndetësinë, bujqësinë dhe sigurinë.
Por jo të gjithë në L’Aquila e mbështesin studimin. Ata kanë frikë nga rreziqet e mundshme si për mjedisin, ashtu edhe për shëndetin e njerëzve. Zëdhënësi italian i Aleancës Stop5G, Maurizio Martucci ka një çështje tjetër. Ai e sheh përdorimin e gjerë të teknologjisë si “armë të dëmshme” dhe ai është i vendosur të sjellë betejën e tij kundër 5G në Europë.
Qeveria italiane kohët e fundit votoi për forcimin e fuqive shtetërore për të ndërhyrë në zhvillimin e shërbimeve 5G që do të zbatohen për kompanitë jo të BE-së. Një veprim që disa besojnë se mund të vonojë pjesëmarrjen e shërbimeve mobile 5G në vend. (Euronews)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.