Itali, Ministria e Brendshme: Numri i emigrantëve që kanë mbërritur në brigjet italiane deri në gusht 2017. Sa prej tyre janë të mitur?!

Nga janari deri më sot, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në brigjet italiane kanë zbarkuar 97,293 emigrantë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i emigrantëve është ulur me 4.5% më pak ose e shprehur në shifra gjatë 2016 zbarkuan në Itali 101.507 emigrantë. Konkretisht, në korrik të vitit 2016 arritën në brigjet italiane 23,552 persona, ndërsa në gusht të vitit 2016 ishin 21,294 emigrantë.
Sa i takon numri të të miturve që kanë mbërritur në brigjet italiane, Ministria e Brendshme thotë se janë 12,656.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.