Italia bëhet vendi i parë që do të ketë arsim kombëtar të detyrueshëm mbi ndryshimet klimatike.
Nga viti i ardhshëm, nxënësit e shkollave italiane në çdo klasë do t’u kërkohet të studiojnë ndryshimin e klimës dhe qëndrueshmërinë, në një përpjekje për të pozicionuar vendin si një udhëheqës botëror në edukimin mjedisor.
Ministri i Arsimit Lorenzo Fioramonti, tha se të gjitha shkollat publike do të përfshijnë rreth 33 orë në vit në kurrikulat e tyre për të studiuar çështje që lidhen me ndryshimin e klimës.
“Ideja është që qytetarët e së ardhmes duhet të jenë të gatshëm për urgjencën e klimës,” është shprehur zëdhënësi i Fioramontit, Vincenzo Cramarossa.
“Unë dua ta bëj sistemin arsimor italian sistemin e parë që vendos mjedisin dhe shoqërinë në thelb të gjithçkaje që mësojmë në shkollë,” tha ai.
Është hera e parë që ka një arsim kombëtar të detyrueshëm mbi ndryshimet klimatike. Më parë Ministri i Arsimit ka mbështetur protestat e ngritura nga studentët për këtë kauzë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.