Italia bën monitorimin e të vaksinuarve të parë! Çfarë u ndodhi pas 7 ditësh atyre që morën dozën e dytë
21 ditë nga injektimi i dozës së parë të vaksinës anti-SarCov2, 99% e të vaksinuarve ka zhvilluar antitrupat e nevojshëm kundër virusit. Janë këto të dhënat e monitorimit të parë të realizuar mes punonjësve shëndetësorë në spitalin ‘Bambino Gesù’.
Në këtë spital, doza e parë e vaksinës u është dhënë 3 mijë punonjësve shëndetësorë që nuk ishin prekur asnjëherë më parë nga virusi.
Ndërsa doza e dytë u është dhënë 1 mijë e 425 prej tyre. 7 ditë pas dozës së dytë, anti-korpet janë zhvilluar 100 % te të vaksinuarit, me një zhvillim antitrupash 1 mijë herë mbi nivelin që duhet që të jesh negative.
Burimi ANSA/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.