Italia e ”plagosur” nga Europa/ A do të shpërbëhet blloku pas thyerjes së besimit të italianëve?
Themelet për Bashkimin Europian u hodhën gjashtë dekada më parë në Romë, mirëpo disa zyrtarë kanë filluar të mendojnë se së shpejti mund të shohin fillimin e shpërbërjes së tij. Ekonomia e tretë më e madhe e bllokut, u ngrit kundër rregullave të buxhetit dhe luftoi për të përballuar valët e njëpasnjëshme të refugjatëve që shkojnë në veri nga Afrika. Por kur Covid-19 goditi Lombardinë, italianët prisnin që Europa të vinte në ndihmë të tyre pa kërkuar ndihmë, mirëpo ndodhi tërësisht e kundërta.
Gjermania dhe Franca treguan indiferentizëm ndaj Italisë që po luftonte ndjeshëm me koronavirusin, duke i mbajtur pajisjet mbrojtëse për vete, ndërsa Christine Lagarde në Bankën Qendrore Europiane, fliste për shqetësimin e saj lidhur me financat. Që nga ajo kohë janë premtuar ndihma dhe janë kërkuar falje, por ai hezitim fillestar për të dhënë ndihmë, duket se la një plagë për Italinë.
Marc Lazar, profesor i historisë në Universitetin e Shkencave në Paris është shprehur se:
“Nuk e di nëse Europa do të jetë në gjendje të rimarrë atë besim të humbur nga italianët”
Anëtarë të qeverisë, të Bankës Qëndrore por madje dhe zëra nga zyra e kryeministrit Giuseppe Conte flasin për një valë zemërimi të pashembullt drejt BE që u tregua indiferente duke parë mijëra të vdekur çdo javë ndaj një vendi si Italia. Në një studim gjatë këtij muaji, u zbulua se 59% e të anketuarve thanë se BE-ja nuk ka më kuptim të quhet ashtu. Pjesa tjetër e të anketuarve u shpreh se, italianët tashmë e konsideronin Kinën një mik të mirë ndërsa gati gjysma prej tyre deklaruan se Gjermania ishte armiku.
Madje në këtë linjë mendimi, është edhe pro-europiani, Matteo Renzi, i cili shfaqet tepër i zhgënjyer. Renzi tha se problemi në Itali është se të dyja anët politike, e djathta dhe një pjesë e koalicionit qeverisës “thotë se gjithçka ndodh është për faj të Europës’’.
Conte, i cili synon të fillojë lehtësimin e bllokimit të Italisë nga 4 maji, do të bashkohet me krerët e tij për një konferencë tjetër samiti, dhe të përsërisë thirrjen e tij për lëshimin e bonove të përbashkëta për të simbolizuar për italianët solidaritetin që ka Europa veriore i mohoi.
“Nëse italianët nuk shohin një rezultat pozitiv, euroskepticizmi do të rritet, ose gjithashtu një politikë anti-Gjermani që mund të jetë e rrënjosur në të kaluarën e thellë psikologjike të vendit tonë,” tha Pier Paolo Baretta, nënsekretar në Ministrinë e Financave. “Në kujtesën tonë historike, Gjermania ka qenë gjithmonë një kundërshtar në kohë vështirësish.”
Conte pothuajse me siguri nuk do të marrë atë që ai dëshiron dhe kostot politike për Merkel dhe Mark Rutte të Hollandës thjesht do të ishin shumë të mëdha duke e lënë Italinë të shkojë drejt një shtegu të rrezikshëm. Ndërkaq presidenti francez Emmanuel Macron thotë se BE mund të shembet si rezultat i këtyre ngjarjeve.
Herën e fundit që BE kërcënoi të ndahej, grekët kapitulluan në fund. Dhe zyrtarët në Romë do të pranojnë se paketa që gjermanët dhe holandezët po ofrojnë është një e mirë në aspektin financiar. Por ata, thjesht nuk bien dakord me mënyrën se kur është bërë kjo paketë.
Ata e mbajnë mend mirë momëntin ku në Itali u paralizua gjithcka për shkak të përhapjes masive të virusit, ndërkohë që Europa po tërhiqej mbrapa. Gjermania dhe Franca ndaluan eksportin e maskave të fytyrës dhe të dorezave. Partnerët e tjerë vendosën kontrolle kufitare. Lagarde në BQE shkaktoi një shitje historike në tregjet italiane (dhe europiane) dhe Ministri Hollandez i Financave Wopke Hoekstra ringjalli argumentet e krizës së borxhit, duke arritur të nënkuptojë se Italia do të fajësohej për gjendjen e saj të vështirë.
Të gjitha këto vendime të njëpasnjëshme, treguan qartë se Italia kishte qenë viktimë e një pandemie globale. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen madje kërkoi falje publike ndaj italianëve, për mosprezencën e saj atje.
Por dëmi u bë. Dhe nuk është e vështirë të imagjinohet se si gjërat mund të vijojnë të rrjedhin.
Conte qeveris në krye të një koalicioni të paqëndrueshëm të udhëhequr nga Lëvizja anti-themeluese Pesë Yje dhe Partia Demokratike e themelimit që u bashkuan vetëm vitin e kaluar për të mbajtur jashtë armikun e tyre të ndërsjellë, Matteo Salvini të Lidhjes së populizmit të krahut të djathtë. Lidhja është partia më e njohur në Itali, duke udhëhequr tani demokratët me rreth tetë pikë përqindje ndersa Salvini është duke pritur për një shans tjetër për të kapur pushtetin.
“Së pari ne duhet të mposhtim virusin, dhe më pas të shohim se si do të përballemi me Europën’’- ka theksuar Salvini.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.