Italia formon qeverinë e re – Ish shefi i BQE Mario Draghi betohet sot si Kryeministër i vendit
Mario Draghi pritet të betohet si kryeministri i ri i Italisë, duke sjellë një epokë të re në politikën italiane.
Ish shefi i Bankës Qendrore Europiane dhe kabineti i tij i ministrave do të bashkohen në ceremoninë e betimit nga mesdita në Pallatin Quirinal në Romë. Ajo do të mbahet në mënyrë specifike në Salone delle festa – por pjesëmarrja do të jetë e kufizuar në përputhje me kufizimet e koronavirusit.
Administrata e re e Draghi do të marrë mandatin javën e ardhshme pasi fitoi miratimin e të dy dhomave të parlamentit italian.
Vota e besimit duhet të jetë një formalitet pasi shumica e ligjvënësve thanë se do ta mbështesnin atë.
Në kabinetin e tij, është një përzierje teknokratësh, përfshirë zëvendës guvernatorin e Bankës së Italisë Daniele Franco dhe politikanë nga parti të ndryshme. (EN)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.