Italia, Kosova dhe Spanja, “trinomi” i eksportit të Shqipërisë për 2021/ “Flasin” shifrat e Instat
Italia, Kosova dhe Spanja janë trinomi me të cilin Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve në këtë 7 mujor të vitit, krahasuar me 2020.
Konkretisht, në janar – korrik 2021, Shqipëria eksportoi 88.8 miliardë lekë mallra drejt Italisë, 19.9 miliardë lekë më shumë se në janar – korrik 2021.
Sa i takon Kosovës, eksporti ishte në vlerën 20.3 miliardë lekë, 7.4 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Ndërkaq, me Spanjën, eksporti për janar – korrik 2021 ishte 14 miliardë lekë, nga 9.9 miliardë lekë në 2020.
Sipas Instat, në total, eksporti në periudhën janar – korrik 2021 rezultoi në vlerën 209 miliardë lekë, duke u rritur me afro 39%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.