Italia masa ekstreme për koronavirus / Izolohen 15 milionë persona, nuk lejohen as funeralet – ja detajet
Këshilli i ministrave të Italisë ka marrë masa të reja për parandalimin e koronavirus. Giuseppe Conte, Kryeministri i Italisë, ka firmosur në mëngjesin e datës 8 Mars një dekret që kufizon lëvizjet e njerëzve në Lompardi dhe disa provinca. Kështu, deri më 3 prill, për shkak të emergjencës nga koronavirus, në Lombardi dhe në disa provinca: Veneto, Emilia Romagna e Piemonte është ndaluar hyrja dhe dalja e njerëzve. Hyrja apo dalja nga këto zona janë të lejuara vetëm për arsye që janë të provuara serioze, punë apo familje. Kufizimi në lëvizje vlen gjithashtu dhe për njerëzit që duan të shkojnë nga një provincë e izoluar në tjetrën.
Ata që janë në karantinë nuk mund të lëvizin në asnjë mënyrë. Provincat në fjalë, tha kryeministri, janë: Parma, Piacenza, Rimini, Reggio-Emilia, Modena, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Alessandria, Verbano-Cusio-OSSOLA, Novara, Vercelli dhe Asti. Në total, këto masa do të prekin mbi një të katërtën e popullsisë italiane, ose 15 milionë banorë.
Dekreti ka ndaluar gjithashtu pushimet e stafit mjekësor, i cili është i domosdoshëm në raste emergjente. Të gjitha bar- restorantet e kësaj zone janë të detyruar me këtë dekret që të rehatojnë klientët e tyre në distancë minimale një metër nga njëri-tjetri, në të kundërt do merren masa me gjoba ose dhe deri në mbyllje të aktivitetit. E njëjta gjë vlen edhe për supermarketet, të cilët duhet t’i shërbejnë klientëve të tyre në distancë 1 metër.
Dekreti gjithashtu ka urdhëruar anulimin e çdo eventi ku grumbullohen njerëz, duke përfshirë meshat fetare, koncertet, kinematë, funeralet, dasmat shkolla dhe universitetet. Masat që merren për ata që shkelin rregullat shkojnë deri në 3 muaj burg.
Numri i rasteve në Itali u rrit me 1,247 në 24 orët e fundit, tha agjencia e mbrojtjes civile në Itali. Në Itali numri i të prekurve shkoi në 5,883 raste dhe numri i e të vdekurve në 233.
Dosti Banushi – SCAN
BURIMI: CNN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.