Italia merr vendimin historik/ Ndërpret për herë të parë pas 30 vitesh shkëmbimin tregtar me Emiratet
Qeveria Italiane ka vendosur të revokojë plotësisht eksportin e raketave dhe bombave në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky është një vendim historik për Italinë dhe është hera e parë që një ekzekutiv përdor Ligjin 185 të vitit 1990 për të anuluar licencat e dhëna kur Jemeni po luftonte, si dhe për të pezulluar dhënien e autorizimeve të reja.
Vendimi bashkohet me atë të presidentit të ri amerikan Joe Biden i cili ngriu furnizimet ushtarake për sauditët dhe emiratët. Lufta civile në Jemen ka shkaktuar mbi 230.000 viktima dhe një katastrofë humanitare duke prekur 22 milionë njerëz.
Kjo është hera e parë pas 30 vjetësh, që kur hyri në fuqi ligji i vitit 1990 për eksportin e armëve që ndalohet ky proces. Revokimi i kësaj licence do të anulojë furnizimin me gati 13.000 bomba, të cilat duhet të ishin dorëzuar ende dhe të cilat do të ishin përdorur për të kryer një luftë të përgjakshme në Jemen që po vazhdon që nga viti 2015.
Të gjitha organizatat që punojnë për paqen dhe të drejtat e njeriut, nga Amnesty International, Save The Children, Rrjeti Italian i Paqes dhe Çarmatimit, gëzohen me vendimin dhe fitoren e arritur me këtë pezullim.
Një vendim që i jep fund mundësisë që bomba dhe raketa italiane të mund të përdoren për të vrarë civilë të pafajshëm, për të shkatërruar objektet shëndetësore, për të përkeqësuar gjendjen tashmë jashtëzakonisht serioze humanitare, si dhe për të kontribuar në një popullsi të rraskapitur nga bombardimet, konfliktet dhe uria.
Burimi origjinal: La Repubblica
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.