Italia mund të mbyll të gjitha shkollat dhe universitetet për shkak të koronavirusit
Qeveria e Italisë ka njoftuar se do të mbyllë përkohësisht shkollat dhe universitetet e vendit, sipas mediave lokale, por ministri i arsimit të vendit ka thënë se një vendim i fundit për mbylljen nuk është konfirmuar ende.
RAI, ANSA dhe agjencitë e lajmeve LaPresse raportuan se Kryeministri italian Giuseppe Conte kishte rënë dakord për mbylljen gjatë një mbledhjeje të kabinetit.
Raportet për një mbyllje të mundshme të shkollave mbarëkombëtare erdhën ndërsa autoritetet përpiqen të ndalojnë përhapjen e koronavirusit.
Autoritetet shëndetësore të Italisë janë shprehur se ata mund të krijojnë një zonë të re karantine, të ashtuquajturën “zonë e kuqe”, për t’u përpjekur të kontrollojnë shpërthimin e koronavirusit në vend, raportoi Reuters.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.