Italia mund të miratojë sërish mbyllje dhe bllokime të përqendruara kundër Koronavirusit
Italia mund të zbatojë mbyllje të përqendruara mirë kur është e nevojshme për të përmbajtur përhapjen e Koronavirusit të ri ndërsa një bllokim tjetër i përgjithshëm nuk ka gjasa të ndodhë, tha Kryeministri Giuseppe Conte në një intervistë për la Stampa.
“Sot situata në Itali është sigurisht më e mirë se në vendet e tjera europiane dhe ne jemi më të përgatitur – edhe si një sistem shëndetësor – për t’u përballur me një ringjallje të mundshme të përhapjes së virusit,” i tha Conte gazetës.
“Aktualisht unë përjashtoj mundësinë e një bllokimi të përgjithshëm; mund të ketë – nëse është e nevojshme – mbyllje ose bllokime të përqendruara mirë.”
Conte shtoi se propozimi i Bashkimit Europian për një sistemim të rregullave të tij të emigracionit dhe azilit ishte një “hap i parë, por jo i mjaftueshëm” dhe blloku do të vazhdonte të punonte për të vendosur masa efikase për riatdhesimin dhe zhvendosjen e detyrueshme. (Reuters)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.