Italia në “dorë” të emigrantëve – Mbyllja e kufijve shkakton 38 mld euro humbje
Mbyllja e kufijve rrezikon të shkatërrojë sistemin e mbrojtjes sociale në Itali, vlerëson instituti kombëtar i mbrojtjes sociale në vend, ekuivalent me institutin e sigurimeve shoqërore në vendin tonë.
Diçka e tillë, thotë studimi, do të sillte 73 miliardë euro më pak në formë kontributi nga emigrantët deri në vitin 2040 si dhe 35 miliardë euro më pak në formën e parave që shkojnë për emigrantët, në arkat e institutit kjo do gjeneronte një deficit prej 38 miliardë eurosh.
Ky vlerësim vjen në një kohë që Roma zyrtare ka kërcënuar Brukselin me mbyllje të kufijve detarë në rast se nuk do ta ndihmojë, pasi situata po bëhet e papërballueshme, gjithsesi, Brukseli i është përgjigjur apelit të Italisë, duke i premtuar ndihmë shtesë financiare.
I gjithë sistemi i sigurimeve shoqërore në Itali është i bazuar mbi hyrjen e vazhdueshme të emigrantëve, në rast se kjo do të ndalet, atëherë projeksionet do të bëheshin nul, e po ashtu edhe skema e kontributeve.
“Kemi nevojë për emigrantët për të mbajtur në këmbë sistemin tonë të mbrojtjes sociale”, deklaroi kreu i këtij intitucioni.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.