Italia në rrezik nga borxhi – Mjaft i lartë, tremb më shumë se politika

Italisë i duhet një strategji e besueshme për të ulur borxhin e lartë publik, në mënyrë që të përmirësojë edhe notën e kreditit, deklaroi një ekspeet i agjencisë së vlerësimit Moody`s.
Rreziku që borxhi publik i vendit të mbetet pranë niveleve aktuale, pra në rreth 132% të PBB është më i madh se çdo rrezik politik që mund të burojë nga zgjedhjet e ardhshme, ato të 4 marsit, mendon agjencia e vlerësimit të riskut.
“Vendimet tona do të bazohen në politika që janë ndërmarrë, dhe nuk vendosim në bazë të premtimeve elektorale”, deklaroi eskperti i agjencisë prestigjioze.
Agjencia, aktualisht e vlerëson borxhin sovran të Italisë me notën Baa2 me një perspektivë negative. Vendimi i ardhshëm do të jepet pas zgjedhjeve parlamentare të 4 marsit, pro jo më herët se data 16 mars. Italia ka një histori të gjatë përplasjesh me agjencitë e vlerësimit, duke i akuzuar se janë treguar të padrejta karshi vendit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.