Italia nis sot dozat e treta të vaksinës për ata mbi 40 vjeç ndërsa Austria ‘mbyllet’, por shkollat mbeten të hapura
Ka nisur sot administrimi i dozës së tretë i vaksinës kundër Covid, Pfizer ose Moderna, për ata mbi 40 vjeç në të gjithë Italinë, ndërkohë që rezervimet po vazhdojnë.
Faza e re e fushatës së vaksinimit është hapur në të gjitha rajonet, nga Lazio në Lombardi, nga Campania në Veneto dhe nga Piemonte në Siçili, përpara datës 1 dhjetor siç u diskutua fillimisht.
Vaksinimi me dozën përforcuese do të kryhet për të gjithë ata që kanë kryer vaksinimin e plotë përpara 6 muajsh.
Ndërkohë nga dita e sotme Austria është në izolim që nga mesnata dhe tashmë vendi po ndalon për herë të katërt që nga fillimi i pandemisë. Në datën 12 dhjetor jeta sociale do të rifillojë për të vaksinuarit dhe të shëruarit, ndërsa të pavaksinuarit do të duhet të qëndrojnë në shtëpi.
Siç ndodhi dimrin e kaluar, banorët do të mund të bëjnë ski, sepse skijimi konsiderohet një aktivitet kyç në ekonominë e vendit, por padyshim vetëm për ata të vaksinuar ose të shëruar dhe me maskë Ffp2 në skilift.
Shkollat gjithashtu mbeten të hapura, por prindërit do të mund t’i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi nëse dëshirojnë. Ditën e djeshme mijëra njerëz kundër vaksinave dolën në rrugë në qytete të ndryshme të vendit për të protestuar kundër masave të qeverisë, por mbi të gjitha kundër vaksinimit të detyrueshëm që nisi në shkurt.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.