Italia një hap më afër procedurës së buxhetit – Di Maio: Do të gjejmë një kompromis me Komisionin
Zëvendëskryeministri i Italisë, Luigji Di Maio, deklaroi se ishte i sigurt për bisedimet e vazhdueshme me Komisionin Europian mbi buxhetin e vendit, pavarësisht
“Unë besoj se duhet të vazhdojmë dialogun me BE për ligjin e buxhetit pa tradhtuar popullin italian”, tha Di Maio për gazetarët nga Këshilli i Konkurrencës, të cilin e ndoqi të enjten në Bruksel.
Më 21 nëntor, nënkryetari për Euron, Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri për Ekonominë, Pierre Moscovici, kërkuan hapjen e një procedure të deficitit të tepërt kundër Italisë.
Komisioni vendosi të rishikojë përputhjen e buxhetit të Italisë me kërkesat e BE-së për reduktimin e borxhit i cili përbën më shumë se 130% të PBB-së së saj. Në fakt, ky është edhe ‘shqetësimi kryesor’ i Komisionit.
“Unë besoj se do të gjejmë një kompromis me Komisionin, pa sakrifikuar qytetarët që me të drejtë po presin që premtimet tona të mbahen”, shtoi Di Maio, duke iu referuar dy politikave të kontestuara të të ardhurave universale dhe rishikimit të sistemit akual të pensioneve që do të lejojë disa punonjës të dalin në pension më herët.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.